Agim Ademi: Jam kryetari i FFK-së deri në momentin që s’jam

0
Gjigandi

Situata në Federatën e Futbollit të Kosovës, tani për tani nuk është në gjendjen më të mirë të mundshme.

Së fundi është gjykata ajo e cila ka kërkuar nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi që deri më 18 qershor të paraqitet në Qendrën e Rekrutimit për ta kryer dënimin prej 9 muajsh burgim, që ia ka shqiptuar Gjykata e Apelit për një çështje jashtë futbollit.

I pyetur për këtë rast nga media, kryetari i FFK-së, Agim Ademi është përgjigjur shkurt duke u shprehur se ende është kryetar i Federatës së Futbollit të kosovës.

“Jam kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës deri në momentin që unë nuk jam. Kjo varet prej votave të delegatëve tanë dhe kaq”, është përgjigjur Ademi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu