Në “normalitetin” e ri që po jetojmë të gjithë këto kohë, mbajtja e maskës thuajse është kthyer në një domosdoshmëri për të gjithë.
Lind pyetja: a shkakton maska puçrra në fytyrë? Përgjigjja është: “Ka shumë të ngjarë, po” – konfirmon Dr. Giovanni Biondo, dermatolog në Institutin Dermoclinic Vita Cutis në Milano.
Edhe nëse nuk mund të jesh absolutist në mjekësi, shkaqet e puçrrave prej “maskës” varen nga nxehtësia e tepërt që zhvillohet në lëkurë nën maskë, së cilës i shtohet shkalla më e lartë e lagështisë dhe, rrjedhimisht, e djersës.
Hulumtimi nga Shiseido ka treguar që lëkura e fytyrës e mbuluar nga maska mund të nxehet deri në mbi 30 gradë, madje edhe 34.
Kjo rezulton në një tepricë të gjëndrave dhjamore, të cilat dyfishojnë sekretimin e sebumit. Nga këtu deri në formimin e papastërtive dhe pikave të zeza pas një periudhe kohe. Dhe nëse nuk merren disa masa paraprake, këtu shfaqen aknet.