Ronela Hajati shkëlqen me performancën në koncertin e Malumas

0
Ronela Hajati shkëlqen me performancën në koncertin e Malumas
Gjigandi

Ylli latin me famë botërore, Maluma ka mbajtur koncert në sheshin “Nënë Tereza” në kuadër të turneun evropian.

Para si këngëtari nga Kolumbia të ngjitej në skenë, dy artistët e njohur shqiptarë Ronela Hajati dhe Elgit Doda kanë bërë hapjen e koncertit.

Të dy kanë performuar disa prej hiteve të tyre më të njohura, teksa Ronela ka ndarë pamje nga koncerti dhe dukja e saj në këtë mbrëmje.

Foto: Ronela Hajati/InstaStory

RonaTyra

Këngëtarja shqiptare e cila do të përfaqësojë Shqipërinë ënë “Evrovision” ishte e veshur me shumë stil, duke kombinuar një xhaketë të shkurtër shumëngjyrësh me zinxhir që lëshoheni në pjesën e krahëve me sytjena të ngjashme dhe pantallona të ngushtë me ngjyrë të zezë dhe çizme të gjata.

Me flokë bionde në stilin ‘bob’ dhe makijazh të theksuar, krijuesja e hitit “Sekret” duke e mahnitshme, teksa ndezi skenën në kryeqytet.

Foto: Ronela Hajati/InstaStory

Ndërkohë, pas performancave të dy këngëtarëve nga Shqipëria, në skenë u ngjit artisti ndërkombëtar, koncerti i të cili mblodhi mijëra fansa që kishin ardhur ta shihnin nga afër.

Maluma ka argëtuar publikun shqiptarë me disa prej hiteve të tij më të njohura që kanë grumbulluar miliarda klikime në YouTube dhe kanë zënë pozita në top-listat botërore.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu