Maluma koncert madhështor në Tiranë, ndez skenën në sheshin “Nënë Tereza”

0
Maluma koncert madhështor në Tiranë, ndez skenën në sheshin “Nënë Tereza”
Gjigandi

Me rastin e Ditës së Verës në Shqipëri, sonte (14 mars) ka performuar artisti me famë botërore, Maluma.

Ashtu siç pritej, për ta ndjekur nga afër yllin kolumbian ishin mbledhur një numër i madh i fansave në sheshin “Nënë Tereza” të Tiranës.

Maluma ka performuar disa prej hiteve të tij më të njohura, teksa në skenë u ngjit bashkë me ekipin e valltareve.

Foto: Maluma/InstaStory

RonaTyra

Për koncertin e natës së sotëm, Maluma fillimisht në seknë doli i veshur me një xhaketë me ngjyrë të gjelbër dhe bluzë të zezë të kombinuar me pantallona gri me shkëlqim, ndërsa përshtati dukjen me një palë syze të bardha dielli, për të ndryshuar gjatë mbrëmjes edhe veshje të tjera.

Foto: Maluma/InstaStory

Me një përformanca energjike në skenën, duke kënduar e vallëzuar edhe publiku bashkë me të, Maluma mbylli një tjetër performancë të suksesshme.

Magical night in Tirana 💌✨
Electrical energy at the European Youth Capital
@CityOfTirana @tiranaeyc #maluma @erionveliaj @DhameJulinda pic.twitter.com/0SduoO1Yuz

– Joleza Koka (@jolezakoka) March 14, 2022

Pas përfundimit të koncertit, Maluma ka ndarë pamje nga koncerti edhe për fansat e tij në Instagram.

Foto: Maluma në Tiranë

“Jemi këtu në Tiranë, ju dua”, ka thënë ylli i hitit “Corazon”.

Foto: Maluma në Tiranë

Theksojmë që koncert i 28-vjeçarit në Shqipëri vjen në kuadër të turneut të tij evropian “Papi Juancho”.

This go for you @eyeschico4 ❤️ #FelicesLos4@maluma pic.twitter.com/57TBlzyKCY

– 🌙 (@Your_Nena_) March 14, 2022

Kujtojmë që performanca e tij ishte parashikuar të mbahej në po të njëjtën datë para dy vitesh por u shty dy herë radhazi për shkak të pandemisë së COVID-19.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu