A pebesueshme ne Drenove, hajdutet therin lopet ne stalle, pronarin gjen vetem lekuren – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Duke gdhirë dita e enjte, dy lopë janë vjedhur në stallën e banorit të Drenovës Pirro Nole. Ngjarjen e konfirmoi kryeplaku i fshatit si një rast të dhunimit të pronës private por që përbën shqetësim të vazhdueshëm në Drenovë.
Burimet bënë me dije se vjedhësit ja kanë arritur të vrasin e therin dy bagëtitë brenda stallës duke lënë si gjurmë vetëm lëkurët dhe organet e brendshme të dy lopëve. Hajdutët kanē shfrytëzuar vendndodhjen e stallës në dalje të fshatit, diku pranë ish repartit ushtarak të Drevovës.

‘Vjedhjet janë kthyer në një problematikë kryesore, sidomos nga fakti se keqbërësit nuk zbulohen. Në fakt, prej disa muajsh nuk kanë ndodhur vjedhje, por u rikthyen me këtë rast të çuditshëm të grabitjes të bagëtive duke I therrur e paketuar që në stallë’ thotë kryeplaku I Drenovës.
Ai shton se e ka pësuar vetë me vjedhjen tre herë të dyqanit në qendër të fshatit. Banorët tregojnë se janë vjedhur sipërfaqe me lajthi dhe vreshta kohët e fundit. Krahas dëmit ekonomik, ata ndihen të pasigurtë për jetën nën furinë e vjedhjeve dhe rrezikut nga kjo dukuri e pandalshme dhe e pa ndëshkuar hajdutërie./vizionplus

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu