Rina iu përgjigj menjëherë ndjekësit që e pyeti rreth shtatzënisë.
Rina Balaj muaj më parë konfirmoi lidhjen me reperin Sin Boy, ndërsa tashmë i shohim të pandarë kudo.
Kohën e fundit, rep-artistja është komentuar shumë lidhur me shtatzëninë e mundshme, por këtyre dilemave u dha fund vet Rina.
Në një fotografi që e postoi në Instagram, një nga ndjekësit i shkruan “A mos je shtatzënë”, ndërsa reperja i ktheu përgjigjen epike.
“Po per bajram kom me lind djale mas 5 qikave”, është përgjigja me shaka e Rinës.
Kujtojmë se “Fallin’ in love” titullohet projekti i fundit muzikor nga Rina Balaj në duet me Sin Boy.