A e din kush, cili është më shef: Shefkiu, Lata a Besimi? Pak orë më parë ndodhi një dridhje!

0
Gjigandi

Para pak orësh selektori i kombëtares së Kosovës në boks (femrat), Besim Brahimi, me një deklaratë bombë dridhi Federatën e Boksit të Kosovës, duke iu bërë me dije se, nuk ka bir nëne që dikush mund t’i çojë boksierët e tij në turnetë nëpër Serbi. Ky është një mesazh i çuditshëm, që sado kudo luhati në një formë edhe themelet e federatës! 

Kampionati Botëror mbahet në vitin e ardhshëm në Serbi dhe Kosova do të marrë pjesë, sipas zëdhënësit Latif Demolli, me Flamur dhe himn të Kosovës, sepse janë shtet dhe të barabartë me të gjithë.  Shtrohet pyetja, a e di kush, cili është shefi: Shefki Bogujevci, Latfi Demolli apo Besim Brahimi?

Selektori i meshkujve është Shefki Bogujevci, Latif Demolli, zëdhënës dhe Besim Brahimi është selektor të femrat.

Një fakt dihet, se ajka e boksierëve të kombëtareve së Kosovës është nga klubi i Gollakut! A ka rrezik që Brahimi mos t’ia lejojë boksierët që t’i bashkohen kombëtares, për  të boksuar në Serbi? Gjithçka është e mundshme. Një gjë ende është mjegull, nuk dihet se cili është shefi aty! Fundja, Brahimi me një mesazh pa pak ore dridhi federatën! Dridhje jo aq e madhe, por që e shqetësojë hierarkinë e federatës!

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu