Profesori i njohur shqiptar, Ethem Ruka, duke iu referuar një studimi të huaj, është munduar t’I japë përgjighje pyetjes: a duhet të mbajmë maskë në public, në këtë kohë pandemie të Covid-19, ku informacionet dhe këshillat sit ë mbrohemi janë kontradiktore edhe mes mjekëvë. Përmes rrjeteve sociale, biologu i njohur thotë se përdorimi i maskës në publik për t’u mbrojtur është i domosdoshëm, kjo e vërtetuar nga një studimi i Universitetit të Kembrixhit:
“MASKA JUAJ ME MBRON MUA, NDERSA MASKA IME JU MBRON JU! Kerkuesit e Universitetit te Kembrixhit kane perpunuar nje sere modelesh simuluese per te kuptuar si ndikon maske per rrezikun e perhapjes se coronavirusit. Sipas tyre mbajtesi i maskes i mbron me shume te tjeret nga infeksioni se sa mbrohet vet nga nje i infektuar pa maske. Nese edhe tjetri mban maske te dy do te ishain shume me te mbrojtur nga koronavirusi.
Mesazhi eshte i qarte: maska ime ju mbron ju, ndersa maska juaj me mbron mua! Nese 50% e popullsise do te mbante maske, piku i dyte i pandemise do te ishte me i vogel se ai i vales se pare. Nese 100% e popullates do te perdorte masken infektimi do te ishte minimal te pakten deri ne prodhimin e mundshem te nje vaksine.
Ky perfundim eshte i vlefshem edhe per ne shqiptaret. Ata qe mbajne nje maske mbrojne te tjeret, por jo veten ndaj: Mbaj nje maske per te ruajtur te tjeret dhe kerko qe edhe te tjeret te mbajne nje maske per te ruajtur ju! Miqesisht ju kerkoj ta shperndani sa me shume kete mesazh qe me duket i rendesishem”.