Genc Sermaxhaj: ‘Bota sot’ sjell lajmin e shpejt e të besueshëm

0
Gjigandi

Analisti i futbollit Genc Sermaxhaj, tha se gazeta kombëtare “Bota sot” është një fuqi informuese. 

“Për 25 vite rresht gazeta ‘Bota sot’ iu qëndroi besnik lexuesve të saj. Këtë vazhdon ta bëj edhe më tutje duke sjell lajmin e shpejt e të besueshëm. Korrektësia dhe sinqeriteti që ka në raport me lajmin e lexuesin e bën gazetën më të fuqishme në vend.

Puna dhe qasja profesionale do të jenë përherë prioritet i juaji edhe për shumë vite të shndritshme të ‘Bota sot’.
Sporti ambasadori më i madh i një vendi, këtë ‘Bota sot’ e ka shfrytëzuar mjaft duke sjell lajme nga e gjithë bota për sportin e në veçanti futbollin. 

Asnjëherë për asnjë çast nuk harron promovimin e sportistëve të rinj, e as ata që tashmë nga shumë të tjerë janë të harruar. 
Shpresoj të vazhdoni edhe për shumë vite të jeni lajmi i parë i lexuesve tuaj besnik”, uron Sermaxhaj, ish futbollist i njohur.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu