7 aftësi që duhen në tregun e sotëm

0
Gjigandi

Të qenit person që flet shumë dhe bindshëm shpesh trajtohet si aftësi e detyrueshme për shitësit, por në fakt, nuk ju nevojitet ajo më.

Kur ne komplimentojmë shitësit, shpesh themi gjëra si : ‘’Ai di të flasë mirë’’ ose ‘’Ajo është shumë bindëse’’. Të qenit person që flet shumë dhe bindshëm shpesh trajtohet si aftësi e detyrueshme për shitësit. Por e vërteta është se, këto janë aftësi të vjetruara të shitjeve. Në fakt, ju nuk keni nevojë për ato më.

Në vend se t’i lodhni konsumatorët duke folur dhe duke i shtyrë ata që të blejnë më shumë, ju duhet të fokusoheni që të krijoni lidhje të vërteta me audiencën tuaj.

Këtu janë shtatë aftësi që ju duhet ti keni që t’i arrini qëllimet e juaja të shitjeve në tregun e sotëm:

1. Jini në gjendje të angazhoheni

RonaTyra

Thënia e vjetër ‘’Do të dëshiroja të bëja një telefonatë për të mësuar më shumë për biznesin tuaj’’, nuk do të angazhojë kandidatët e tu më. Ata nuk dëshirojnë të bëjnë thirrje për të të edukuar, qëllimi i tyre nuk është që të të mësojnë. Edhe pse është ide e mirë që të zbuloni sfidat kyçe të biznesit të kandidatëve, ju duhet të angazhoheni rreth tyre para se t’iu kërkoni atyre që të hapen.

2. Jini në gjendje që të dëgjoni

Në vend se të fokusoheni në të folur, lejoni që kandidatët tuaj të flasin. Dhe dëgjoni me kujdes se çfarë kanë për të thënë. Shumë shitës ende bëjnë gabimin duke u hutuar në mendime se çfarë do të thonë në vazhdim. Ndërkohë, kandidati i tyre ideal është para tyre, duke ndarë informata të vlefshme për ato që po ndodhin në botën e tyre, dhe ata po humbasin të tërën.

3. Jini të gatshëm që të përmirësoni të tjerët

Kjo është me siguri njëra ndër aftësitë më pak të vlerësuara në shitje, por gjithashtu njëra ndër më të rëndësishmet. Shumë shitës besojnë se konsumatori ose kandidati i tyre ka gjithmonë të drejtë, por kjo nuk është e vërtetë. në fakt, kandidatët e kanë gabim gjatë gjithë kohës. Edhe nëse ata kanë një ide rreth asaj që duan, ata shpesh nuk e dinë se çfarë u nevojitet.

Është puna juaj të mbani kandidatët e juaj të fokusuar dhe të ndihmoni ata të zbulojnë se për çfarë kanë nevojë. Një shitës i mirë është në gjendje të përmirësojë një kandidat i cili e ka gabim. Mund të jetë frikësuese në fillim, por kjo vetëm do t’i bëjë kandidatët të të vlerësojnë më shumë. Ata do të të njohin si ekspert dhe do të të respektojnë që nuk frikësoheni të rrezikoni shitjet duke i përmirësuar ata që e kanë gabim.

4. Jini në gjendje që të lidheni

Ndërtimi i raportit nuk është i mjaftueshëm më, kandidatët janë më mosbesues ndaj shitësve se kurrë. Si e kaloni skepticizmin e tyre? Duhet të mësoni se si të lidheni me kandidatët tuaj. Nëse kandidatët tuaj ju perceptojnë si dikë të ngjashëm me veten dhe dikë i cili kupton botën dhe situatën e tyre, ka më shumë gjasa që ata do të të besojnë dhe do të dëshirojnë të bëjnë biznes me ty. Tani, kjo është një lidhje e vërtetë.

5. Jini të gatshëm për përjashtime

Në mesatare, 50 për qind e kandidatëve nuk do të përshtaten mirë me atë që shisni. Por prapë shumë shitës provojnë të ndjekin të gjithë kandidatët për të bërë biznes me ta. Në vend se të fokusoni bisedën në atë se sa i mirë do të jetë produkti ose shërbimi juaj, fokusohu në zbulimin e asaj se a përshtatet mirë me kandidatin. Kjo qasje është pjesë e procesit të shitjeve të përsosura.

6. Dini se si të prezantoni studimet e çështjes

Shitësit janë mësuar gjatë 100 viteve se çelësi i prezantimit të suksesshëm është entuziazmi. Por kur mbështeteni në entuziazëm për të sjellë prezantimin tuaj, ju tingëlloni të padallueshëm nga të gjithë konkurrentët tuaj. Në vend të kësaj, prezantoni zgjidhjen tuaj në formë të studimit të çështjes. Jepni shembuj konkretë dhe specifikë se si i keni zgjidhur sfidat e klientëve në të kaluarën. Do të bëni që prezantimet e juaja të duken më angazhuese dhe të bëni shitje.

7. Jepni propozime me tri mundësi

Në vend se të ofroni vetëm një mundësi, ofrojuni tri zgjidhje kandidatëve tuaj. Ato duhet të jenë të renditura nga buxheti i kandidatit tuaj. Nëse opsioni juaj i parë ka shumë vlera, do ta shihni se shumë kandidatë do ta zgjedhin atë mundësi, duke ju ndihmuar të bëni shitje më të mëdha.

Cilat nga këto 7 aftësi do të forconi në mënyrë që të keni sukses në tregun e sotëm? 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu