6 gjëra që Apple i kopjoi nga Android në iOS 14

0
Gjigandi

Që kur smartfonët u bënë pjesë e jetëve tona, besnikët e iPhone dhe Android kanë argumentuar vazhdimisht se kush ka kopjuar kë.

Debati vetëm sa është nxehur me debutimin e iOS 14. Nga App Library tek widgets në ekranin Home, Apple iOS 14 është më shumë si Android si kurrë më parë.

Këto janë të gjitha veçoritë që Apple prezantoi me iOS 14 dhe që frymëzohen nga Android:

Widgets dhe përshtatja e ekranit Home
 

RonaTyra

Widgets nuk janë diçka e re për iPhone. Edhe më përpara keni mundur të shtoni widgets to motit ose lajmeve. Në iOS 14 ju keni mundësi ti shtoni direkt në ekranin Home.

Madje mund të vendosen në pjesë të ndryshme të ekranit. Ky nivel përshtatjeje është standard në Android dhe më në fund po vjen në iPhone.

App Library është identik me panelin e aplikacioneve të Android
 

Image

Prej vitesh kur një përdorues i iPhone shkarkonte një aplikacion, ai gjithnjë jetonte në ekranin Home. Nuk kishte një mënyrë për të fshehur aplikacionet vetëm se duke i fshirë ose vendosur në direktori.

Në Android ju mund të zgjidhni çfarë aplikacionesh të shfaqen e cilët jo. Me iOS 14 Apple ka sjellë këtë koncept. Aplikacionet mund të hiqen nga ekrani Home pa i fshirë.

Asistentët në ekranin Home

Image

Për të aktivizuar Siri në iPhone, duhet të lançoni aplikacionin Siri. Por kur iOS 14 të mbërrijë këtë Vjeshtë, ju mund të thirrni Siri direkt nga ekranin Home. Në vend që të hapni një aplikacion, Siri mund të hapet duke prekur direkt në ekran, diçka që Android e ofron prej vitesh me Google Assistant.

E njohur ndryshe si Picture-in-picture, video pluskuese në ekran si ato të YouTube kanë qenë pjesë e Android prej kohësh. Me iOS nëse keni qenë duke parë një video dhe dikush ju dërgon një mesazh dhe dëshironi ta lexoni, iMessage hapej dhe videoja mbyllej.

Me iOS 14 një video pluskuese do të shfaqet nëse largohen nga aplikacioni ku po e shikoni ndërsa hapni një tjetër aplikacion.

Gjëja e parë që ju shkon në mendje kur dëshironi të përktheni diçka është Google Translate. Shërbimi është njëlloj si në aplikacion por ashtu edhe në ueb.

Me iOS 14 Apple sfidon Google Translate me një shërbim të saj përkthimi 14 vite nga debutimi i rivalit të Google.

Një opsion i ri i iOS 14 janë App Clips. Ideja është që të hapni një aplikacion pa e shkarkuar atë plotësisht. Për shembull për të paguar për një parkim me një aplikacion parkimi që nuk e keni.

Ky funksion ekziston prej kohësh në Android. /PCWorld Albanian

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu