Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar një rast në Korçë i cili ka humbur betejen me COVID-19.
Sipas burimeve nga spitali rajonal Korcë, bëhet e ditur se 59-vjecari vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese e për fat të keq ka humbur jetën në spitalin infektiv të Tiranës.
Gjithashtu mësohet se ai është nisur drejt kryeqytetit 5 ditë më parë kur gjendja e tij është përkeqësuar.
Nga ana tjetër është konfirmuar një rast i ri në bashkinë e Devollit nga fshati Sul.
Gjatë këtyre ditëve qarku i Korçës ka patur shtim të rasteve me koronavirus në total numri ka shkuar në 79 raste.