500 euro për person/ Po transportonin 20 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 3 persona në Korçë

0
Gjigandi

Trafikimi i emigrantëve të paligjshëm brenda vendit vijon.

Policia e Korçës ka vënë në pranga tre shtetas nga Tirana , të cilët po transportonin 20 emigrantë të paligjshëm.
Kundrejt një shumë prej 500 euro, për secilin nga shtetasit e lindjes së mesme, tre të arrestuarit u kishin premtuar atyre se do t’i sillnin nga fshati Ecmenik – Devoll drejt kryeqytetit, e më pas do t’i transportonin në kufirin me Malin e Zi.
20 emigrantët po transportoheshin me një mjet tip Rulot, i cili drejtohej nga njëri prej të arrestuarve, ndërsa dy të tjerët, shoqëronin Rulotin me një tjetër makinë.
Ata kanë tentuar t’i shmangen policisë, por nuk kanë arritur t’ia dalin, pasi janë vënë në pranga.  Ky është rasti i disa-të që goditet brenda pak ditëve, ku shtetas nga vendi ynë janë përfshirë në trafikimin e emigrantëve të paligjshëm që vijnë nga vendet arabe.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu