2.5 ton kanabis i ngarkuar në Vlorë, do shkëmbehej me 150 kg heroinë | Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Mediat greke vazhdojnë ti bëjnë jehonë aksionit disa ditor në det, ku janë kapur 2 gomone me 2.5 ton kanabis dhe na pranga janë vënë 4 shqiptarë.
Media greke “The toc” shkruan sot se dy gomonet e kapura ishin ngarkuar në Vlorë me 2.5 ton kanabis sativaDroga kishte destinacion zonën e Aivalin në Turqi. Droga do të shkëmbehej me 150 kg heroinë.

1.3 ton janë lënë në brigjet turke dhe 1.2 ton u kapën nga policia greke.
Heroina është hedhur në det gjatë ndjekjes, dyshohet në një thellësi prej 300 metrash.
Vlera e kanabisit në Turqi është 3 deri në 4 mijë euro për kilogramë, ndërsa në Greqi 1mijë euro.
Skafisti i kapur në gomonen e dytë u hoq si klandestin duke thënë që kishte ardhur nga Turqia me një gomone bashke me disa të tjerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu