Janë bërë 15 vjet nga hyrja e qytetit të Gjirokastrës në regjistrin e ruajtjes së trashëgimisë kulturore.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, e ka publikuar një video nga pamjet mahnitëse të këtij qyteti dhe të Kalasë.
“Me këto pamje sa të ëndërrta aq edhe të vërteta të Gjirokastrës, në 15 vjetorin e hyrjes së qytetit të gurtë në regjistrin e trashëgimisë botërore të UNESCO-s”.
“Në këto vite e mbrojtëm, po e rilindim dita – ditës dhe kthejmë në një destinacion gjithnjë e më të rëndësishëm turistik, këtë gur të çmuar të gjerdanit të trashëgimisë sonë kulturore😍”.