15 automjete të sekuestruara i bashkohen flotës së policisë shqiptare

0
15 automjete të sekuestruara i bashkohen flotës së policisë shqiptare
Gjigandi

Policia e Shtetit në Shqipëri ka njoftuar sot se 15 automjete, prodhime të viteve të fundit, njëri prej tyre i blinduar, të sekuestruara gjatë operacioneve policore për goditjen e krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme, i janë shtuar flotës së automjeteve të policisë gjatë 5 muajve të fundit.

Njëri prej këtyre automjeteve i ka kaluar Drejtorisë së Policisë Rrugore, automjet i shpejtë që do t’u vijë në ndihmë shërbimeve të policisë për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërsa automjetet e tjera të sekuestruara u kanë kaluar strukturave të tjera të Policisë së Shtetit, që kanë specifika të veçanta shërbimi, ka thënë policia në një njoftim në rrjetet sociale.

“Kjo dëshmon vendosmërinë e Policisë së Shtetit, në luftën ndaj krimit, duke siguruar që çdo pasuri e përfituar në mënyrë të paligjshme, pas konfiskimit, do të vendoset në përdorim të Policisë së Shtetit, në shërbim të qytetarëve, për më shumë rend dhe siguri”, ka theksuar policia.

/abc24.al/

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu