1,298 raste dhe 31 viktima/ Kosovë- 3 pacientë në repart intensiv, një prej tyre në gjendje të rëndë

0
Gjigandi

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës po trajtohen 31 pacientë të prekur nga koronavirusi.

Infektologu Valbon Krasniqi tha për “Radio Evropa e Lirë” se gjendja e tyre, në përgjithësi, është stabile.
Sipas tij, shtatë pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, tre pacientë janë në repart intensiv, në gjendje të rëndë, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje më kritike.
Në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 1,298 raste me koronavirus. Prej tyre, 31 pacientë kanë humbur jetën.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve nga koronavirusi arrin në 913.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu