Një 64 vjeçar nga komuna e Kamenicës ka vdekur ditën e sotme si pasojë e virusit korona. Kryetari i komunës, Qëndron Kastrati për KosovaPress ka bërë të ditur se i ndjeri përveç Covdi 19 ka pasur edhe probleme tjera shoqëruese.
Derisa ka thënë se gjendja me Covdi 19 në komunën që drejton është në kontroll dhe menaxhueshme.
Kastrati: Ka pasur probleme shoqëruese tjera
“Po ka pasur probleme shoqëruese tjera dhe para se më diagnosifikuar me Covid 19”, tha ai.
Krahas kësaj, Kastrati bëri thirrje për respektim të masave preventive në parandalim të Covid 19.
Kastrati: Për momentin gjendja është e menaxhushme dhe në kontroll
“Numrat dhe nevojat janë të përballueshme, po uroj që të vazhdojë kështu dhe të zvogëlohet numri…për momentin gjendja është e menaxhushme dhe në kontroll”, u shpreh ai.
Sa i përket shëndetit personal, Kastrati thotë se tashmë e ka tejkaluar virusin Covid 19.