Edhe një pacient me Covid-19 ka vdekur sot.
Rasti i ri vjen nga Drenasi. Këtë lajm e ka bërë të ditur, kryetari Ramiz Lladrovci përmes një statusi në Facebook.
Ai ka ngushëlluar familjen për humbjen e anëtares së saj, dnërsa është lutur që ky të jetë rasti i parë dhe i fundit.
Ky është statusi i plotë i tij:
Të nderuar qytetarë të Komunës së Drenasit,
Sot, është një nga ditët më të rënda që prej shfaqjes së pandemisë në komunën tonë.
Për fat të keq, nga Klinika e Pulmologjisë në Prishtinë, jemi njoftuar se nga komuna jonë, ka vdekur një qytetare e infektuar me covid-19.
Ky është rasti i parë që nga fillimi i pandemisë dhe më i rëndi për ne.
Familjes Bytyqi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta duke bashkëndjerë dhimbjen për humbjen e anëtares se dashur të familjes.
Shpresojmë që ky të jetë rasti i fundit që përfundoi me fatalitet.
Të prekurve nga virusi covid-19, ju uroj shërim të shpejtë.
Respektoni masat dhe rekomandimet e IKSHP-së.
Mbani maskat, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, mbroni familjet Tuaja dhe shëndetin publik!