​Imri Ahmeti fton qytetarët për kujdes të shtuar ndaj COVID-19

0
Gjigandi

Aktualisht në Komunën e Lipjanit janë 41 raste aktive të identifikuara me Covid-19.

Kryetari Imri Ahmeti ka bërë thirrje për zbatimin e masave të aprovuara nga Qeveria e Kosovës për ndalimin e punës së kafiterive, restoranteve dhe shërbimeve tjera të gastronomisë pas orës 21.00.

Ai ka thënë se numri i të prekurve me koronavirus po shtohet dita-ditës andaj kërkohet kujdes i shtuar i të gjithëve.

“Ne me mirëkuptim ju ftojmë të vazhdojmë të respektojmë rekomandimet dhe vendimet e IKSHP-së dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, shkruan Ahmeti në Facebook.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu