Paris Saint-Germain më në fund e ka blerë Mauro Icardin nga Interi për 58 milionë euro, njofton klubi zikaltër.
“Internazionale Milano njofton se Mauro Icardi është transferuar në Paris Saint-Germain: sulmuesi, i lindur më 1993m i është bashkuar klubit francez në një marrëveshje permanente”, shkruhet në njoftimin e Interit.
Interi e ka falënderuar sulmuesin argjentinas për gjashtë sezonet e kaluara në fanellën zikaltër, duke i uruar rrugëtim të mbarë në karrierë.
Sipas shumë mediave italiane, PSG-ja ia ka paguar Interit 50 milionë euro menjëherë dhe do t’ia paguajë edhe 8 milionë euro të tjera përmes bonuseve.
Blerjen e Icardit e ka njoftuar edhe vetë PSG-ja, duke thënë se është e lumtur që tani e ka sulmuesin argjentinas në radhët e veta pas një sezoni huazimi.
27-vjeçari i ishte bashkuar Interit nga Sampdoria në verën e viti 2013 për 13 milionë euro dhe i shënoi 124 gola në 219 ndeshje për zikaltrit.
Ai dështoi ta fitojë qoftë edhe një trofe me Interin dhe marrëdhëniet e tij me klubin u prishen para një viti, kur drejtuesit ia hoqën shiritin e kapitenit.