Zyrtare: Asnjë lojtarë i Interit nuk është infektuar me koronavirus

0
Gjigandi

Klubet italiane janë duke bërë përgatitjet e fundit para se të rinisë kampionati italian në futboll, Serie A.

Kështu të gjitha skuadrat janë të detyruara që para se të nisin ushtrimet, ti testojnë të gjithë lojtarët se a janë të infektuar me koronavirus.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe klubi i Interit, e që gjatë ditës së sotme vet klubi ka dal me një komunikatë për media ku ka njoftuar se asnjë lojtar nuk është infektuar me koronavirus.

“FC Internazionale njofton se të gjitha testet mjekësore që i janë nënshtruar ekipit të parë ishin negative. Trajnimi individual opsional do të rifillojë nga sot”.

“Klubi mban vëmendjen më të madhe në protokollin për shëndetin e lojtarëve dhe të gjithë anëtarëve të klubit, në përputhje me udhëzimet e qeverisë dhe mbrojtjen e shëndetit publik”, thuhet në deklaratën zyrtare.

RonaTyra

Kujtojmë që drejtuesit e Serie A ende nuk kanë marrë ndonjë vendim zyrtar për rinisjen e kampionatit, ndërsa qeveria iu ka dhënë leje klubeve të nisin stërvitjet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu