Zuka: Të lumtë Toki, nuk kem faj ne që dikujt ju ka fut në palc frika

0
23
blank
Gjigandi

Izair Emini është bërë futbollisti i parë i një skuadre të Superligës që ka dalë pozitiv me pandeminë e koronavirusit.

Futbollisti nga Maqedonia Veriore ka rezultuar pozitiv gjatë testimit të bërë dy ditë më parë.

Pas këtij rasti shumë klube kosovare kanë reaguar duke kërkuar testimin e gjithë futbollistëve por edhe anuliin e kampionatit.

Ndaj këtyre reagimeve ka dalë trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani.

Në po të njëjtin postim ka reaguar edhe Presidenti i Gjilanit, Florim Zuka.

Zuka me anë të një komenti i ka quajtur frikacakë individët që nuk po dëshirojnë vazhdimin e kampionatit.

“Të lumtë Toki, nuk kem faj ne që dikujt ju ka fut në palc frika sikurse t’kish ra bomba atomike edhe pse ne  edim cila bomb. Nuk ka më kurdisje e pislliqe në kampionat për atë nuk po ju konvenon frikacakëve”, ka shkruar Zuka në komentin e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu