Kampionati italian po pret të mësojë datën e nisjes së ndeshjeve të mbetura të sezonit 2019-2020, ndërsa skuadrat kanë dalë në stërvitje tash e disa ditë.
Lega Serie A e ka gati planin e propozimit që do ta paraqesë ditën e nesërme.
Është propozuar që më datën 13 qershor të rinisë gjithçka.
Katër ndeshjet që u shtynë më 23 shkurt, konkretisht Inter-Sampdoria, Atalanta-Sassuolo, Verona-Cagliari dhe Torino-Parma, pritet të jenë ndeshjet e para që do të zhvillohen.
Më pas duke filluar që prej datës 20 qershor do të vijohet me të gjithë ndeshjet e tjera.
Fillohet nga java e 27 deri në të 38-ën, me shpresën për të mbyllur rregullisht në fushën e lojës sezonin 2019-2020, ashtu siç duan shumica e klubeve .