Zhvillim i ri në dosjen e vrasjes së Azem Hajdarit – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Nje zhvillim i ri ka ndodhur me dosjen e vrasjes se Azem Hajdarit. Pasi Prokuroria e Tiranës kërkoi moskompetencën për rigjykimin e Izet Haxhisë, Gjykata e Tiranës vendosi ti kalojë dosjen e tij Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Prokuroria e Tiranës argumentoi se vepra penale për të cilën është dënuar dhe po rigjykohet Haxhia është në kompetencën e Krimeve të Rënda, pasi kemi te bejme me vrasjen e deputetit, i cili ka cilesi te vecanta.

Vetë Izet Haxhia ishte dakord me prokurorinë që çështja t’i kalonte Krimeve të Rënda.
I ekstraduari pas arrestimit ne Turqi, Izet Haxhia akuzohet për vrasjen e Azem Hajdarit ne shtatorin e vitit 1998.
Ai ishte denuar ne mungese por pas ekstradimit ne Shqiperi, dosja ndaj tij u rihap me kerkesen e avokateve te Haxhise i cili kerkoi sqarimin e pozicionit te tij ne kete ngjarje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu