Negociatat/ Merkel: Qeveria dha “OK”, e vendos Bundestagu –

0
Gjigandi

Në konferencën për shtyp të përbashkët të kancelares gjermane Angela Merkel me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiç, kancelarja gjermane ka deklaruar se qeveria gjermane ka dhënë një rekomandim pozitiv në lidhje me hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me BE-në.

E pyetur në lidhje me opinionin e Francës dhe Hollandës, Kancelarja Merkel deklaroi: “Nuk mund të flas​ për vendet e tjera pasi ato vendosin vetë, por së pari mund të them për pozicionin gjerman, i cili lidhet me Bundestagun Gjerman. Qeveria ka dhënë një rekomandim pozitiv për të dy vendet me specifikat e veta, si për Maqedoninen e Veriut ashtu dhe për Shqiperinë, por është Bundestagu ai që do të vendosë dhe besoj së shpejti do të kemi një vendim”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu