Rafael Mariano Grossi nga Argjentina është zgjedhur si kreu i ri i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Energji Atomike (IAEA) në vend të të ndjerit Yuki Amano.
Ambasadori rus në organizatën ndërkombëtare me seli në Vjenë, Mikhail Ulyanov, shkroi në llogarinë e tij në Twitter sot se bordi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike ka zgjedhur Grossi për drejtor të ri të përgjithshëm.
Grossi ishte ambasador i Argjentinës në IAEA, raporton AP.
Tre kandidatë të tjerë e propozuar për këtë post ishin nga Rumania, Sllovakia dhe Burkino Faso.