Pasi pushoi gjysmën e stafit, ja vendimi i radhës i miliarderit

0
Gjigandi

Punonjësit e ‘Twitter’-it që i mbijetuan pushimit nga puna, së shpejti do të duhet të paguajnë vetë ushqimet e tyre. Miliarderi Elon Musk tha se do të heqë ushqimet falas të servirura në selinë e ‘Twitter’ në San Francisko, sepse i kushtonte kompanisë rreth 400 dollarë për punëtor.

Musk përfundoi blerjen e tij prej 44 miliard dollarësh të ‘Twitter’ muajin e kaluar dhe shkarkoi menjëherë rreth gjysmën e fuqisë punëtore prej 7,500 personash. Ai gjithashtu vijoi të mandatonte një kthim në zyrë dhe vuri në dukje mungesën e punonjësve si rritje e kostos së drekës falas.

Musk shkroi në ‘Twitter’ se ofrimi i ushqimeve falas në kafenenë e kompanisë ishte bërë i paqëndrueshëm sepse “pothuajse askush nuk erdhi në zyrë”. Ai vlerësoi se vaktet falas i kushtojnë kompanisë rreth 13 milionë dollarë në vit.

Një punonjëse e ‘Twitter’, e cila u largua pasi Musk mori detyrën, mohoi pretendimet e tij disa orë më vonë, duke thënë se vaktet falas i kushtojnë kompanisë jo më shumë se 25 dollarë për person në ditë.

“Kjo është një gënjeshtër. Unë e drejtova këtë program deri një javë më parë, kur dhashë dorëheqjen sepse nuk doja të punoja për Elon Musk”, shkroi në Twitter Tracy Hawkins, ish-zëvendëspresidentja e transformimit të punës në Twitter.

“Për mëngjes dhe drekë kemi shpenzuar 20-25 dollarë në ditë për person. Kjo u mundësoi punonjësve të punonin gjatë drekës. Pjesëmarrja ishte nga 20-50% në zyra”- shtoi ajo.

Musk u përgjigj, duke thënë se të dhënat e kompanisë tregojnë se zënia e zyrave arriti kulmin në 25%, me një mesatare prej rreth 10%.

“Ka më shumë njerëz që përgatisin sesa hanë mëngjes”, tha Musk. “Ata as që shqetësohen të shërbejnë darkën, sepse nuk ka njeri në ndërtesë”.

Vendimi i tij për të mos paguar ushqimin shkaktoi debat në rrjetin social ‘Twitter’, me akuzuat se miliaderi se u përpoq të “vdiste urie” punonjësit e tij.

“Ai shkarkoi 3/4 e punonjësve. Tani po planifikon t’i vdesë urie pjesën tjetër të tyre, “tha një përdorues.

Të tjerë, megjithatë, theksuan se dreka falas është larg normës në shumicën e zyrave, madje edhe për një kompani teknologjike.

“A mendon ndokush vërtet se kompanitë që nuk ofrojnë drekë falas po ‘vdesin nga uria’ punonjësit e tyre? Unë kurrë nuk kam punuar askund ku dreka ishte falas, por disi mbijetova”,- ka postuar një përdorues në ‘Twitter’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu