Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me mos arritjen e një marrëveshje të Këshillit Politik për të mbyllur brenda 31 majit Reformën Zgjedhore.
Sipas Vasilit, propozimet e Opozitës së bashkuar janë paraqitur në Këshillin politik që në 9 mars, pra 83 ditë më parë.
“Propozimet e Opozites se Bashkuar jane paraqitur ne Keshillin Politik qe ne 9 mars plot 83 dite me pare! Cdo pretendim per kushte shtese eshte thjesht mashtrim per te legjitimuar rrembimin e zgjedhjeve ne tavoline nga rilindja. Ja depozitimi zyrtar i propozimeve me Keshilin Politik.” shkruan Vasili.
Shkruar nga: top-channel.tv