Takimi i ambasadorëve të SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe, me përfaqësuesit e palëve politike për Reformën Zgjedhore ka marrë një jetër rrjedhë.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se fillimisht nga mbledhja në rezidencën amerikane ka dalë përfaqësuesi i PS, Damian Gjiknuri, ndërsa më pas kanë dalë edhe përfaqësuesit e tjerë.
Gjiknuri pasi doli nga takimi me ambasadorët është parë me disa dosje në duar, ku mendohet të jetë konsensusi për Reformën Zgjedhore. Bëhet e ditur se pas takimit, Gjiknuri ka shkuar për të takuar kryeministrin Edi Rama.
Nga ana tjetër edhe përfaqësuesi i PD, Oerd Bylykbashi së bashku me përfaqësuesin e LSI, Petrit Vasili kanë shkuar në selinë e PD-së për tu konsultuar me kreun e opozitës, Lulzim Basha.
Ndërkohë në rezidencë pak më gjatë qëndruan ambasadorët së bashku me Rudina Hajdarin, por më pas edhe kjo e fundit u largua.
Kujtojmë se palët politike shkelën afatin e vetëdakordësuar për Reformën Zgjedhore që ishte 31 maji, pasi nuk gjetën dot konsensus. Ndërkohë prej disa ditësh prezenca e ndërkombëtarëve në vendin tonë po zhvillon takime për të arritur tek marrëveshja.
Dje pati një takim që zgjati rreth 9 orë, por sërish nuk u gjet gjuha e përbashkët. Sot mendohet që palët të dalin me një konsesnus, megjithatë pritet që Ambasadorja amerikane, Yuri Kim të mbajë sot pasdite një deklaratë posaçërisht vetëm për Reformën Zgjedhore.
Shkruar nga: top-channel.tv