‘Pakoja e Madhe’ votohet vetëm me votat e mazhorancës/ Tabaku: E bëtë për zgjedhjet

0
Gjigandi

Akti Normativ për ‘Pakon e Madhe’ është votuar në Komisionin e Ekonomisë vetëm me votat e maxhoranacës. Opozita ka votuar kundër këtij Akti Normativ. Deputetja demokrate, Jorida Tabaku e ka akuzuar qeverinë se me veprimet e saj të brendshme ka shkaktuar 58% të inflacionit në vend. Teksa foli për pakon ndihmëse ajo tha se fakti që mendohet një tjetër ndihmë për në prill për pensionistët do të thotë se lidhet me zgjedhjet.

“Pse të mos ishte pjesë e buxhetit të vitit 2023. 50% e shpenzimeve të vitit bëhen në dhjetor, 40% e të ardhurave mblidhen në dhjetor. 58% e inflacionit është inflacion socialist, varet nga faktorë të brendshëm. Kur u diskutua Akti Normativ ne thamë le të pasqyrohen propozimet e z. Bracce dhe z. Leskaj dhe do ta votonim. Për ne ka rëndësi t’i shkojnë qytetarëve dhe s’ka rëndësi se kush e miraton. Sot ndodhemi në kushtet që na vjen një paketë që njerëzit do të jenë në mëshirën tuaj. Pse s’e miratojmë tani këtë paketën tjetër që thoni për pensionistët në prill. Hajdeni ta votojmë. Por jo! Kjo vërteton edhe lidhjen me zgjedhjet”, tha Tabaku.

Deputetja e Partisë Demokratike u shpreh se duhet të ishte prezente edhe ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj. Tabaku tha se ministrja duhet të jepte një përgjigje edhe për arrestimin e nëpunësit të lartë të Ministrisë së Financave Arlind Gjokutajn.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu