U godit 27 herë me thikë në lokal, zbardhet dëshmia e Eder Dorzit: I njoh autorët!

0
Gjigandi

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me masakrimin me thikë të 41-vjeçarit Eder Dorzi në një lokal në Tiranë.

Ngjarja ndodhi 3 ditë më parë, ndërsa u mbajt e fshehur nga policia. Dorzi u godit me thikë 27 herë nga dy persona. Në dëshminë e tij ai ka pohuar se i njeh autorët.

Mësohet se dy autorët kanë hyrë në lokal dhe janë ulur në tavolinën e Drozit, i cili shoqërohej edhe nga një person tjetër. Personat në fjalë i kanë kërkuar shoqëruesit të 41-vjeçarit që të blinte një paketë cigareje dhe pas atij momenti kanë nisur të sulmojnë me thikë Dorzin, duke e lënë të plagosur.

Fill pas ngjarjes, ata janë larguar prej aty, ndërkohë 41-vjeçari ka dalë nga lokali i gjakosur dhe ka kërkuar ndihmë. Ishin kalimtarët e rastit ata që njoftuan ambulancën dhe policinë. Ndërkohë, në spital, Dorzi dëshmoi para një oficeri policie, ku tregoi ngjarjen dhe edhe identitetin e personave që e sulmuan me thikë. Sakaq, policia sekuestroi pamjet filmike të kamerave të sigurisë të lokalit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu