Procedohen penalisht 4 shtetas në Fier për vepra të ndryshme penale

0
Gjigandi

Policia e Fierit, me anë të një njoftimi zyrtar, ka bërë të ditur se ka proceduar penalisht 4 shtetas për vepra të ndryshme penale. Tre prej tyre, të moshës 16, 20 dhe 42 vjeç akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Sakaq, shtetasi me inicialet A.F. është proceduar pasi ka goditur me grushte një person.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasit A. B., 42 vjeç, Xh. C., 20 vjeç dhe një shtetasi 16 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, shtetasit A. B dhe 16-vjeçarit, iu gjetën dhe iu sekuestruan doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, ndërsa shtetasit Xh. C., ju gjetën doza lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. F.., 60 vjeç, banues në Libofshë, pasi dyshohet se ka goditur me grushte, një shtetas tjetër.

RonaTyra

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu