Vdekja e 22-vjeçares keniane/ Rimerret në pyetje shoqja e saj, prokuroria dyshon se…

0
Gjigandi

Prokuroria e Tiranës po heton dhunimin barbar, që i shkaktoi vdekjen 22-vjeçares keniane në Tiranë, si një vrasje të mundshme.

Pas shoqërimit të shoferit të kazinosë, ku kenianja punonte,Rodin Barçi, policia shoqëroi për t’u marrë në pyetje, edhe shoqen e Joy-t, Emily Mutua. Ajo cilësohet si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes. Por, mësohet se Mutua i ka qëndruar të njëjtit version që ka deklaruar edhe më herët.

Emily ka pohuar se Joy i ka treguar asaj shantazhet që shoferi Barçi i kishte bërë kohët e fundit për të vijuar lidhjen romantike me njëri-tjetrin. Ajo ka hedhur dyshime se në ngjarje mund të jetë i përfshirë Barçi dhe persona të tjerë, por pa dhënë emra specifikë.

Hetuesit dyshojnë se dëshmia e vajzës nuk i ndihmon për zbardhjen e ngjarjes dhe ajo konsiderohet si e pabesueshme për grupin hetimor. 22-vjeçarja ndërroi jetë në Kenia, pasi qëndroi për disa muaj e shtruar në spitalin e Traumës në kryeqytet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu