Deputet i qarkut të Durrësit, Ferdinant Xhaferraj i ka quajtur të njëanshme zgjedhjet e degëve për kryetar të Partisë Demokratike.
I ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” me Sokoll Ballën, Xhaferraj tha se këto zgjedhje mund të ishin shtyrë deri sa të rregulloheshin listat, dhe kështu PD mund të bashkohej dhe jo të përçahej.
Për Berishën, Xhaferraj tha se ai kërkon vetëm të marrë 20 përqindëshin dhe të ndërtojë një mur mbrojtës ndaj akuzave të Perëndimit. Ai shtroi pyetjen se përveç Bashës, kush do të mbajë përgjegjësi nga Foltorja për humbjen.
Xhaferri: Nuk ka dëshirë për të pasur bashkim. Është proces i njëanshëm. Edith Harxhi thoshte ka probleme me listat, në Korçë paska probleme, atëherë pse duhej bërë. Kush është ky ngut, pse ky process mos të ndërpritej, të rregulloheshin listat dhe të kishte bashkim.
Foltorja e Berishës hapi debat, por ai që është problem s’mund të jetë zgjidhja. Ky është mashtrim që po çon në rrënimin e PD-së. Kam evidencë për atë që ka ndodhur më parë, pjesëmarrja ka qenë e ulët, për çfarë gjallërimi flasim. Nuk ka bashkim, kjo konfirmon se Berisha e ka nisur këtë proves për të marr 20% dhe të ngrejë një mur mbrojtës ndaj akuzave të Perëndimit.
E rëndësishme është bashkimi. Komisioni i Rithemelimit është shumicë dhe kjo u certifikua me 6 mars, mundi ndjeshëm PD-në por u mund ndjeshëm nga qeveria. Berisha bëri maksimumin, ka ardhur në qytetin e Durrësit aq herë sa ska ardhur gjithë jetën e tij politike. Kush ka dashur te votojë për Berishën, ka dalë e ka votuar, por ai se ngre dot këtë punë. Mirë Basha mbajti përgjegjësi, por dikush nga foltorja mban përgjegjësi?