Zgjatet afati i linjës së likuiditetit në euro deri më 15 janar 2023 me Bankën Qendrore Evropiane

0
Zgjatet afati i linjës së likuiditetit në euro deri më 15 janar 2023 me Bankën Qendrore Evropiane
Gjigandi

Banka e Shqipërisë në dakordësi me Bankën Qendrore Evropiane ka zgjatur afatin e linjës së likuiditetit në euro, deri më 15 janar 2023.

Bazuar në vlerësimin pozitiv të kërkesës për shtyrje të linjës aktuale të likuiditetit në Euro në vlerën 400 milionë euro, Banka Qendrore Evropiane dhe Banka e Shqipërisë kanë rënë dakord për zgjatjen e afatit të saj deri më 15 janar 2023.

Pavarësisht se deri tani kjo marrëveshje huaje e kolateralizuar (REPO) nuk ka qenë e nevojshme të përdoret, Banka e Shqipërisë vlerëson se ky instrument rezerve mbetet i dobishëm në kuadër të kujdesit ndaj efekteve të pandemisë dhe të zhvillimeve gjeopolitike, mbi tregun financiar.

Ato kanë për qëllimi parandalim e efekteve të përhapjes në tregjet financiare dhe në ekonomitë e Eurozonës, të cilat mund të ndikojnë negativisht transmetimin normal të politikës monetare të BQE-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu