Zgjedhjet për kreun e PD në Bulqizë, “Rithemelimi”: Votues edhe socialistë, kush janë kandidatët

0
Zgjedhjet për kreun e PD në Bulqizë, “Rithemelimi”: Votues edhe socialistë, kush janë kandidatët
Gjigandi

Komisioni i Rithemelimit të PD zhvillon sot votimet për zgjedhjen e kryetarit të PD në Bulqizë.

Sipas komisionit, në listën e votuesve kanë qenë 1700 anëtarë, ndërsa së fundmi listës i janë shtuar edhe emra të rinj të anëtarësuar nga grupi i Rithemelimit duke e çuar listën në 2200 emra.

Kryetari i Komisionit Shkëlqim Tançi pretendon se në listën e ardhur nga Tirana ka emra të cilët janë pjesë e administratës Socialiste të Bashkisë Bulqizë.

Ndërkohë në Bulqizë kandidojnë për kreun e ri të PD:

Defrim Fiku ish kryetari i PD Bulqizë

RonaTyra

Fatos Hoxha  mjek anëtar kryesie

Shaqir Manjani avokat, ish sekretar i degës PD Bulqizë.

Zgjedhja e kryetarëve të rinj është nismë e grupit të Rithemelimit që drejtohet nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe që është kundërshtuar nga grupi tjetër që mbështet Enkelejd Alibeajn. Vetë kryetari i komanduar i PD-së, është shprehur se në këtë mënyrë, Berisha po e thellon përçarjen në PD dhe nuk po kontribuon në bashkimin e partisë, ashtu sikurse ish-kryeministri pretendon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu