TIRANE
Gentian Mullai, zëdhënësi i Policisë së Shtetit, personi që merret me raportet e medias me Policinë, ka marrë sot një vlerësim të rëndësishëm në aspektin profesional.
Ai është nderuar me një certifikatë lavdërimi “Për shkëlqyeshmëri në mundësimin e mbështetjes së Programit të Investigimeve Kriminale të Sigurisë Diplomatike Përtej-Deteve në Shqipëri”.
Lajmin e këtij çmimi e ka dhënë vetë zëdhënësi i policisë npërmjet një postinë në rrjetet sociale.
Postimi i plotë
“Të punosh me përkushtim e ndershmëri është detyrë morale ndaj vetes, familjes, institucionit dhe shoqërisë dhe kur vlerësohesh për të tilla vlera është kënaqësi.
Por kur të vlerësojnë për këto vlera partnerë strategjikë është nder, obligim e detyrim për të bërë akoma më mirë detyrën dhe për të ruajtur të pastra këto vlera që gjatë rrugës së jetës të mos bëhen pis.
Faleminderit mikut të Policisë së Shtetit, z. Antonio Zamudio, i cili kryente detyrën e shefit të Investigimeve Kriminale në Shërbimin Diplomatik të Sigurisë, Zyra e Hetimeve Kriminale Jashtë SHBA-së, pranë ambasadës amerikane në Tiranë.
Mesditën e djeshme, në një ceremoni suprizë dhe të ngushtë për shkak të masave për mospërhapjen e COVID-19, mora nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ardi Veliu, certifikatën e akorduar nga z. Antonio, para se të largohej nga Shqipëria për të vijuar në detyrën e re.
“Shërbimi i Sigurisë së Diplomacisë,
Investigimi i Krimeve përtej Deteve,
Ambasada e Shteteve të Bashkuara”
Certifikatë Lavdërimi
Gentian Mullaj
“Për shkëlqyeshmëri në mundësimin e mbështetjes së Programit të Investigimeve Kriminale të Sigurisë Diplomatike Përtej-Deteve në Shqipëri”.
“Zyra juaj e marrëdhënieve publike gjithmonë na ka bërë neve të shkëlqejmë dhe ka demostruar shoqerinë e ngushtë midis DSS dhe ASP”.
Antonio Zamudio, shef i Investigimeve Kriminale”- shkruan zëdhënësi i Policisë.