Zbardhet ekspertiza: Kur dhe pse vdiqën Anisa e Zhaneta

0
Gjigandi

Anisa Josifi mbahej prej 15 muajsh e vdekur në shtëpi nga nëna dhe motra tjetër e saj, Blerta. ABC News ka siguruar të dhënat e ekspertizës që i është bërë trupit të 30- vjeçares, e cila mbahej e vdekur prej më shumë se 1 viti në shtëpi duke ia lyer trupin me vaj dhe uthull, gjë e cila ka shkaktuar mumifikim të trupit të saj në pjesën e jashtme, ndërkohë që prej muajsh në pallat ishte shpëerndarë era e keqe e trupit të dekompozuar.

Siç raportohet edhe në ekspertizën, nëna e Anisës, Zhaneta Josifi ka ndërruar jetë vetëm një ditë para se policia të ndërhynte në shtëpinë e tyre duke zbuluar ngjarjen horror që tronditi Tiranën.

Zhaneta Josifi u gjet e vdekur në dysheme, ndërsa Anisa Josifi në krevatin e saj në dhomë, e mbuluar me jorganë dhe batanije, ndërsa trupi i ishte lyer me vaj dhe uthull nga nëna dhe motra e saj, Blerta.

Kjo e fundit është gjetur gjallë në shtëpi nga policia duke bërë të mundur që t’i shpëtohet jeta pasi kishin kohë pa ngrënë.

Ekspertiza ka konstatuar se Anisa dhe Zhaneta Josifi kanë ndërruar jetë për shkak të mosushqyerjes me qëllim pasi gratë ndiqnin ritet e një sekti fetar të krishterë, sipas të cilit pas kësaj sakrifice ato prisnin ringjalljen në krah të Jezusit për të jetuar në Parajsë.

RonaTyra

Gratë kanë zgjedhur që të mos ushqehen prej një kohe të gjatë. Ato ishin mbyllur prej kohësh në shtëpi, ndërsa policia ka gjetur te lidhur me litarë derën e jashtme të shtëpisë, e cila ishte bllokuar nga gratë në mënyrë që askush të mos futej aty.

Në shtëpi janë gjetur dy Bibla si edhe fletushka të tjera me përmbajtje fetare të krishterë.

Vajzat dhe nëna kishin frekuentuar Dëshmitarët e Jehovait për vite me radhë, ndërsa sëfundmi nuk dihet nëse kishin patur apo jo kontakte me këtë sekt fetar.

Teologët nuk kanë ende asnjë shpjegim për ritin e çuditshëm që ato ndoqën për të vdekur si edhe shkakun se përse përdorën vaj dhe uthull për trupin e Anisës.

Gjithçka që ka zbuluar ekspertiza për vdekjen e Anisa dhe Zhaneta Josifit është konfirmuar edhe nga Blerta Josifi.

Abcnews.al ka siguruar dëshminë që ajo ka dhënë në polici ku ka deklaruar me detaje shkakun se përse vepruan në këtë mënyrë si edhe praktikat e ndjekura. Blerta Tregon se kishin qenë fillimisht me Dëshmitarët e Jehovait dhe më pas tek Kisha Ungjillore në Tiranë. Ajo tregon se nuk kishin ngrënë prej 40-45 ditësh dhe pinin vetëm ujë duke pritur ringjalljen e Anisës. “Çfarë lexonim në Bibël ia bënim Anisës dhe prisnim të ringjallej”, tregon Blerta Jofisi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu