Sot në Durrës u arrestua 56-vjeçari me inicialet R.S, pasi kishte kryer veprime të turpshme ndaj dy të miturave.
Shtetasi R.S., 56 vjeç, banues në Durrës ka ngacmuar 2 vajza të mitura, përkatësisht 9 dhe 13 vjeçe.
Sipas “Abc news”, dy vajzat janë kushërira me njëra-tjetrën dhe familja e 13-vjeçares ishte fqinje me burrin 56-vjeç.
13-vjeçarja u ka thënë familjarëve se në disa raste kur ka qenë vetëm dhe bashkë me kushërirën, ai i ka ngacmuar duke i thënë fjalë të turpshme.
Ndërsa 56-vjeçari ka deklaruar se nuk ka pasur për qëllim t’i ngacmonte, por t’i përshëndeste me dashamirësi për shkak se janë fqinj.