Zani Caushi kërkon lirimin me kusht: Kam fëmijët e mitur për të rritur

0
Gjigandi

“Kam fëmijë të mitur për të rritur, jam rehabilituar pasi ¾ e dënimit i kam shlyer në qeli. Më pranoni kërkesën time për t’u liruar me kusht parakohe”. Është kjo kërkesë e ish-kreut të bandës famëkeqe të Çoles, Myrteza Caushi e cila në vitin e mbrapsht 1997 drejtonte Vlorën.

I njohur edhe si Zani Caushi apo Zani i Vlorës ka depozituar kërkesën dhe më 17 korrik në gjykatën e Korçës do të zhvillohet seanca për shqyrtimin e kësaj kërkese. Aktualisht Caushi qëndron në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korcës ndërsa ndaj tij rëndon dënimi me burg përjetë për vrasje, trazirat e 1997 dhe grup kriminal.

Zani Caushi do të mbahet mend edhe si kreu i bandës kriminale me të cilin ish kryeministri Italian asokohe Romano Prodi pati një takim për rivendosjen e rregullit në Shqipëri dhe krijimin e qeverisë së pajtimit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu