Skuadra e Young Boysit shënon fitore minimale me rezultat 1:0 ndaj Luzernit, në takimin e javës së 34-të të elitës së futbollit të Zvicrës.
Në minutën e 72-të, Nsame shënon për fitoren e Young Boys. Reprezentuesi i Kosovës, Idriz Voca, u paraqit standard për Luzernin por ngelen duarthatë në këtë sfidë.
Mark Marleku nga Kosova futet në lojë prej minutës së 70-të për Luzernin.
Young Boyys kryeson me 70 pikë, të cilës i duhet edhe një fitore dhe të shpallet kampion i ri, pasi që ka epërsi 5 pikë më shumë se St. Gallen që gjendet në pozitën e dytë dhe Luzern renditet i pesti me 42 pikë.