Ylli i talentuar i Manchester City, Eric Garcia, është dërguar në spital pas një përplasjeje të tmerrshme në fitoren 3:0 kundër Arsenalit në rikthimin e Premierligës të mërkurën.
Mbrojtësi 19-vjeçar u përplas me bashkëlojtarin e vet, portierin Ederson, në fund të ndeshjes në Stadiumin Etihad.
Garcia mori trajtim mjekësor në fushë për rreth 10 minuta, para se të bartej jashtë fushës me barelë dhe me mbajtëse në qafë.
Trajneri i City, Pep Guardiola, është shprehur i shqetësuar për lojtarin e vet.
“Ai reagoi mirë por ne duhet të presim ta shohim gjendjen e tij pas disa orëve”, tha Guardiola pas ndeshjes.
“Ai ka vetëdije, por mendoj se duhet të testohet sonte sepse goditjet në kokë janë gjithmonë të rrezikshme”, shtoi ai.