Ylli i Arsenalit, mes Kombëtares së Anglisë dhe Nigerisë: Është zgjedhje e vështirë

0
Gjigandi

Bukayo Saka e ka pranuar se po përballet me një zgjedhje të vështirë sa i përket të ardhmes së tij me ekipin kombëtar, pasi që ylli i Arsenalit duhet të zgjedhë mes Anglisë dhe Nigerisë.

Ylli i talentuar 18-vjeçar e ka përfaqësuar ekipin kombëtar të Anglisë në grupmoshat e reja deri në ekipin U-19.

Megjithatë, ai e ka opsionin për ta ndërruar Kombëtaren pasi që ende s’e ka bërë asnjë paraqitje për ekipin e parë të Anglisë, gjë që ia mundëson kalimin në Kombëtaren e Nigerisë.

Ai nuk ka vendosur ende se cilin vend do ta përfaqësojë në skenën ndërkombëtare, mirëpo ylli i dalë nga akademia e Arsenalit thuhet se mund të jetë i ftuar nga trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, për ndeshjet e shtatorit.

“Është një zgjedhje e vështirë”, ka thënë Saka për Sky Sports.

RonaTyra

“Unë jam i lumtur që e kam përfaqësuar Anglinë në grupmoshat e reja, por jam krenar edhe për prejardhjen time nigeriane që e kam nga prindërit e mi”.

“Unë s’jam zgjedhur ende nga asnjëra skuadër, kështu që duhet të qëndroj i përulur e modest dhe ta marr vendimin atëherë kur të vjen momenti”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu