Xhudistët mitrovicas fituan 5 tituj kampioni dhe 14 medalje në Kampionatin e Kosovës që u mbajt në Pejë

0
Gjigandi

Xhudistët mitrovicas të Klubit të Xhudos “Trepça” kanë vazhduar traditën e paraqitjeve dinjitoze dhe mbrojtjen me nder të fanellës së klubit edhe në Kampionatin Shtetëror të Kosovës që u mbajt sot në Pejë.

Djelmoshat dhe vashat e trajnerit të njohur mitrovicas Remzi Begu kanë fituar 14 medalje dhe vende nderi, prej të cilave në gjashtë kategori kanë fituar titullin kampion shtetëror, në tri kemi nën kampion dhe ë pesë kategori tjera kemi medalje bronzi.

“Xhudistët tanë – 14 sa morën pjesë në Kampionatin Shtetëror të Kosovës kanë pasur një paraqitje për lakmi dhe mjaftë të suksesshme, pasi në një konkurrencë aspak të lehtë I sollën klubi tone 14 medalje, prej të cilave 5 ari, 3 argjendi dhe 5 bronzi” ka thënë trajneri Begu duke lavdëruar dhe shprehur mirënjohje secilit veç e veç për angazhimin dhe  paraqitjen.

Kampionati Shtetëror i Kosovës për grupmoshat U-13, U-15, U-18 dhe U-21,  ka tubuar xhudistët dhe xhudistët më të mira nga shumica e klubeve të Kosovës dhe u mbajt në Karagaç të Pejës.

RonaTyra

Në këtë edicion të garës më prestigjioze për këto grupmosha kanë marrë pjesë mbi 200, ku pati duele atraktive, rivalizuese edhe mbi të gjitha shumë premtuese ka thënë trajneri Begu.

Në këtë garë klubi ynë u paraqit me 14 garues dhe arriti të fitoj plot 14 medalje prej tyre – 6 xhudistë tone janë kampion shteti. 3 janë nën kampion shteti dhe 5 garues kanës fituar medalje të bronzta.
 

Fitues të medaljeve janë këta garues :

Vende të para dhe tituj kampion fituan :

Festim Beqiri – U-21-
Reis Deliu -U-13-
Halime Beqiri -U-13-
Majlind Ferati -U-18-
Arlind Deliu -U-15-
Islam Ahmeti -U-15-

Tituj nënkampion dhe medalje argjendi fituan:

Salahudin Rahova -U-13-
Uvejs Nesimi -U-15-
Rijad Kasapi -U-13-

Vende të treta edhe medalje bronzi fituan:

Ergis Peci -U-13-
Leonard Prekazi -U-15-
Erzen Beqiri -U-15-
Omer Islami -U-15-
Nexhat Rama -U-18-

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu