Një punonjës i Kadastrës së Fierit dhe një punonjës i një kompanie naftënxjerrëse (Bankers) kanë rezultuar pozitiv me Covid.
Djali që punon në drejtorinë e Kadastrës mësohet se ka qenë në një festë familjare ku ka qenë eedhe xhaxhai i tij që punon në kompaninë naftenxjerrëse.
Pasi kanë paraqitur simptomat e para të Covid, u është marrë tamponi, i cili ka rezultuar pozitiv.
Të dy institucionet vijojnë normalisht punën, nën masat e rrepta të protokolleve të sigurisë ndërsa janë karantinuar tashmë jo vetëm dy personat pozitiv por edhe ata që kanë punuar me ta.
Deri më tani, të gjithe kontaktet e dy rasteve të fundit që i janë nënshtruar tamponit kanë dalë negativ, ndërsa vijon hetimi i kontakteve.
Veç këtyre dy rasteve Fieri pati edhe tre raste të tjera në 24 orët e fundit.
Durrës– Dy rastet e reja në Durrës janë të dyja vatra të reja.
Vlorë– Tre rastet e reja janë një turist i ardhur nga kryeqyteti i cili ka qenë për pushime në Himarë. 2 rastet e tjera janë kontakte të personit të konfirmuar dje me Covid, i cili gjithashtu vinte nga Tirana.
Sarandë– Tre rastet e reja janë pjesëtarë të një familje banuese në Sarandë por me origjinë nga Laçi. Ata janë vetekarantinuar dhe ka nisur hetimi epidemiologjik.