​Turistë spanjollë në plantacionet e qershive në Berat

0
10
Gjigandi

Qeveria e Shqipërisë ka shtuar investimet në infrastrukturë në zonat rurale, duke i bërë ato lehtësisht të arritshme, në çdo stinë për turistët vendas dhe të huaj.

Kryeministri Edi Rama përcolli sot momente nga vizita e turistëve spanjollë në plantacionet e qershive të Drobonikut në Berat.

“Fshati i bukur Drobonik që dallon për kulinarinë, ullinjtë dhe qershitë, tashmë mund të vizitohet më lehtë me rrugën e re”,

u shpreh kryeministri Rama në rrjetet sociale.

Mbi 1 milion të huaj kanë vizituar Shqipërinë gjatë katërmujorit të parë të vitit, ndërsa nga Greqia janë shënuar hyrjet më të larta të shtetasve. Vetëm në muajin prill hynë mbi 400 mijë të huaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu