Xhaxha e nip infektohen në festën familjare, njëri punonjës i Kadastrës Fier, tjetri i kompanisë naftënxjerrëse

0
Gjigandi

Një punonjës i Kadastrës së Fierit dhe një punonjës i një kompanie naftënxjerrëse (Bankers)  kanë rezultuar pozitiv me Covid. 

Djali që punon në drejtorinë e Kadastrës mësohet se ka qenë në një festë familjare ku ka qenë eedhe xhaxhai i tij që punon në kompaninë naftenxjerrëse.

Pasi kanë paraqitur simptomat e para të Covid, u është marrë tamponi, i cili ka rezultuar pozitiv.

Të dy institucionet vijojnë normalisht punën, nën masat e rrepta të protokolleve të sigurisë ndërsa janë karantinuar tashmë jo vetëm dy personat pozitiv por edhe ata që kanë punuar me ta.

Deri më tani, të gjithe kontaktet e dy rasteve të fundit që i janë nënshtruar tamponit kanë dalë negativ, ndërsa vijon hetimi i kontakteve.

RonaTyra

Veç këtyre dy rasteve Fieri pati edhe tre raste të tjera në 24 orët e fundit.

Durrës– Dy rastet e reja në Durrës janë të dyja vatra të reja.

Vlorë– Tre rastet e reja janë një turist i ardhur nga kryeqyteti i cili ka qenë për pushime në Himarë. 2 rastet e tjera janë kontakte të personit të konfirmuar dje me Covid, i cili gjithashtu vinte nga Tirana.

Sarandë– Tre rastet e reja janë pjesëtarë të një familje banuese në Sarandë por me origjinë nga Laçi. Ata janë vetekarantinuar dhe ka nisur hetimi epidemiologjik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu