Xhaka tregon sedrën e shqiptarit: Na duhen lojtarë me bo*e, ata që s’janë gati të rrinë në shtëpi

0
6
Gjigandi

Dy humbje radhazi dhe sezoni i Arsenalit të Mikel Arteta u shkatërrua. “Topçinjtë”, duke luftuar për një pozicion në Ligën e Kampionëve, u shkëputën nga Tottenham-i i Antonio Conte-s për të zënë vendin e katërt në klasifikimin final të këtij kampionati në Premier League.

Peshon, po, ndeshja direkte, por edhe sfida e fundit, në të cilën Arsenali humbi 2-0 ndaj Newcastle, me një paraqitje shumë më të ulët se pritshmëritë.

Kjo disfatë u përjetua me shumë nervozizëm në kampin londinez. Një nga më të tensionuarit ishte padyshim Granit Xhaka, i cili nuk e “kafshoi gjuhën” për ta nxjerrë gjithë mllefin që kishte brenda vetes.

Duke folur për “Sky Sports UK”, mesfushori shqiptar, kapiten i kombëtares zvicerane, shfryu kundër shokëve të tij të skuadrës:

“Nuk e di pse nuk ndjekim atë që kërkon trajneri nga ne. Mosha nuk ka rëndësi, nëse dikush nuk është gati për këto ndeshje, ai të qëndrojë në shtëpi”.

Për Xhakën, problemi në radhë të parë ka të bëjë me personalitetin: “Ishte një katastrofë. Nuk e meritojmë të luajmë në Ligën e Kampionëve apo Ligën e Evropës kështu.

Nëse jeni nervozë, qëndroni në stol ose në shtëpi. Ne kemi nevojë për njerëz me bo*e këtu. Më vjen keq për fansat, nuk kam çfarë të them më shumë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu