Iku edhe Luli, ish futbollist i skuadrës me renome në Kosovë! 

0
Gjigandi

Qamil Luli sot ka ndërruar jetë. Ish futbollisti i Lirisë nga Prizreni, me të cilën skuadër një periudhë ka luajtur në Ligën e Dytë federative të ish Jugosllavisë, grupi i Lindjes. Luli ka qenë bashkëlojtarë me Rexhep Gaxhollin, Behajdin e Bedridin Gjinalin, Erdogan Celinën,  Skënder Shengylin, Ibrahim Domin, Besim Çejkun, Gëzim Hasin, Agim Maloku, Gegë Kolajn, Sani Sopin, Gazmend Krushën, Nexhmedin Limanin, Daver Pulës, Ivica Cvetanovskin.etj.    

“Ndërron jetë Qamil Luli. Të shtunën në mesditë, në Helsinki, në moshë 64-tër vjeçare, ka ndërruar jetë Qamil Luli. I ndjeri ka qenë futbollistë i KF Liria, gjenerata e viteve 80-ta.

Viteve të fundit ka jetuar në Finlandë, ku dhe pas një sëmundje të shkurtër (hemoragji) ndërroi jetë.

Ai, do të mbetet në kujtesën e adhuruesve të KF Liria si një futbollistë cilësor, trajner e sportist i vyer.

RonaTyra

Bordi i KF Liria, trajnerët e stafi shprehin ngushëllimet e thella për familjen Luli, me rastin e humbjes së jetës, të anëtarit të tyre.
Ndryshe, Qamil Luli është babai i Driton Lulit, aktualisht trajner i kadetëve të KF Liria”, shkruan në faqen e KF Lirisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu